/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë ka pritur në një takim myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorë dhe këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë.
“Unë shprehi mirënjohjen time për vizitën tuaj, zyra e kryetarit të komunës do të jetë gjithmonë e hapur për ju dhe këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë. Ne brenda mundësive tona buxhetore iu kemi përgjigj kërkesave të këshillave të xhamive për intervenim në xhamitë e lokaliteteve të tyre si në: Novosellë, Strezoc, Berivojcë… Po ashtu kemi marr vendimin për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë së varrimit për qytetarët tanë, po ashtu falë bashkëpunimit me Këshillin e BIK- ut në Kamenicë dhe UNDP-në kemi realizuar tri projekte në interest ë përgjithshëm ku njëra ndër to është edhe renovimi i Xhamisë Gani Haxhi Sermaxhaj në Kamenicë”, ka thënë Sinani.
Në fjalën e tij myftiu Tërnava falënderoj kryetarin Sinani për pritjen. “Lus zotin që t’ju jep shëndet dhe suksese në punët e hajrit, ju falënderoj për bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm që po e tregoni me BIK-un në Kamenicë, gjithashtu për vendimin e marrë për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë së varrimit. Si BIK na intereson siguria e vendit dhe trojeve tona për një jetë të qetë, sigurt për qytetarët tanë dhe në këtë duhet të japin kontribut të gjithë imamët tanë duke promovuar vlerat dhe traditat tona kombëtare të popullit Shqiptarë” ka thënë Tërnava.
Në këtë takim u diskutua edhe çështja e caktimit të lokacionit për ndërtimin e objektit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë me qëllim të ushtrimit të detyrave dhe punëve të BIK-ut Dega në Kamenicë. Kryetari Sinani u zotua se do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë ligjore për caktimin e një lokacioni më të përshtatshëm për ndërtimin e këtij objekti. /2L ONLINE/