Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me kryeministrin Albin Kurti ka nënshkruar Kartën për komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme.
I pari i komunës ka thënë se nëpërmjet kësaj karte do të krijohen ide të reja biznesi.
“Vizioni për një komunë të gjelbër do përmbushet. Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti kemi nënshkruar Kartën për komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme. Nëpërmjet kësaj Karte, do të përmirësohet performanca ekonomike, do të krijohen ide të reja biznesi, si dhe do të përmirësohet aspekti mjedisor i komunës, me qëllim në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, ka njoftuar Rahimaj. /2LONLINE/