Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se 438,827.45 Euro është vlera e investimit në shtrimin e 27 rrugëve.
Sipas tij ky projekt do të fillojë sot.
“Mirëmëngjesi. 438,827.45€ është vlera e investimit në shtrimin e 27 rrugëve në Komunën e Kamenicës, projekt ky që do të fillojë sot. Vjollca, Mërgimja, Blerandi e Aridoni janë super inxhinierët e rinj, që do të kujdesen për proceset dhe mbarëvajtjen e projektit. Punët e mira nuk kanë të ndalur”, ka thënë ai. /2LONLINE/