Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur në takim sot përfaqësuesin e projektin FLOWS Burim Dula me bashkëpunëtorë.
Projekti FLOWS i cili do të përfshijë edhe Komunën e Kamenicës, ka të bëjë me ndërtimin e pendës së ujit, që do të furnizojë qytetarët me ujë të pijshëm por edhe përdorim të përditshëm.
Ky takim ka qenë kryesisht i karakterit koordinues për hartimin e pikave të projektit, i cili pritet që të përfundojë në gusht, ndërsa pastaj do të fillojë implementimi i tij.