Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze.
I pari i komunës së bashku me ambasadorin kanë vizituar Qendrën Rinore “Fanar”.
Kryetari Rahimaj duke falënderuar Ambasadorin Bencze dhe shtetin e Hungarise për mbështetjen dhënë Kosovës, ka thënë se janë zotuar që ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen.
“Sot, na nderoi me vizitën e tij Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze.
Së bashku me ambasadorin vizituam Qendrën Rinore “Fanar”, qendër kjo e financuar nga Fondacioni Jahjaga, Hungary Helps, Komuna e Kamenicës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Qendra Rinore “Fanar” ka zhvilluar shumë aktivitete të rëndësishme për rininë, si në fushën edukative ashtu edhe atë rekreative.
E falënderojmë jashtëzakonisht shumë Ambasadorin Bencze dhe shtetin e Hungarisë për mbështetjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe Komunës së Kamenicës. Ne u zotuam se do të angazhohemi që ta thellojmë edhe më tutje bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/