Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me zëvendësministrin Hysen Durmishi, për infrastrukturën e Kamenicës.
I pari i komunës ka thënë se kjo marrëveshje kap shifren prej 727,843.20€ për dizajnim të brendshëm të rrugëve në qytet: zgjerim, trotuar dhe shteg për çiklizëm.
Sipas tij 58,745.14€ do të destinohen për asfaltimin e rrugës “Mihail Grameno”, 202,447€ për asfaltimin e rrugës “Bejtë Pireva”. /2LONLINE/