Astriti, Graniti, Leoni, Valentini, Kreshniku e Ardisoni janë atletët të cilët nga garat e mbajtura në Malishevë fituan Kupën e Kosovës për senior në atletikë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj është shprehur shumë falënderues për këtë ekip të mrekullueshëm të udhëhequr nga trajneri Zijadin Kryeziu si dhe atleti më i trofeshëm Musa Hajdari, dhe ka uruar që ekipe të tilla të mos e ndalin punën asnjëherë.
Në mungesë të hapësirës për vendosjen e kupës në zyret e tyre, ata vendosën që kupën ta mbajmë në objektet e Komunës dhe kjo e bëri edhe më të veçantë këtë fitore të djelmoshave tanë. /2LONLINE/