Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Majlinda Krasniqin kanë vizituar fermën “BioFarm” në Tërstenë dhe dyqanin e produkteve natyrale “Bio Boutique”.
“Bio Boutique” bënë shitjen e produkteve bio nga prodhimi i lëndës së parë i bagëtive në këtë fshat.
I pari i Komunës, Qëndron Kastrati gjatë kësaj vizite duke i uruar punë të mbarë pronarit të fermës dhe dyqanit Blerim Dërvodeli tha se shpreson se këto produkte bio nga Tërstena të jenë pjesë e secilës tryezë.
“‘Bio Boutique’, ka filluar punën me shitjen e produkteve bio nga prodhimi lëndës së parë, i bagëtive në fshatin Tërstenë. “BioFarm” është fermë e pozicionuar në një nga fshatrat me natyrë të jashtëzakonshme që posedon Kamenica. Blerim Dërvodelit, pronarit të fermës e tani edhe të dyqanit, i uroj shumë suksese dhe shpresoj që këto produkte bio që vijnë nga Tërstena e Kamenicës, të jenë pjesë e tryezave tona. Sa më pak ushqime të konservuara e më shumë ushqime të shëndetshme”, ka thënë Kastrati.
Kastrati gjithashtu tha se në bjeshkët e Kamenicës mund të gjeni produkte bio si djathi,vezët, mjalti, mishi etj. Ku në lartësinë mbidetare prej 900 – 1400m, bagëtitë e “BioFarm” kullosin të lira në malet e fshatit e ushqehen me shumëllojshmëri bimore. Kurse, ujë pijnë nga burimet e maleve të kësaj ane.