DYLON

Kryeministri në detyrë Kurti ka vizituar Klinikën Infektive

Kryeministri në detyrë Kurti ka vizituar Klinikën Infektive
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, z. Arben Vitia vizituan Klinikën Infektive, ku u pritën nga Drejtoresha e Klinikës Infektive, Dr. Sci. Lindita Ajazaj-Berisha, Prof. Sali Ahemti, Prof. Shemsedin Dreshaj, Ass. Dr. Sadije Namani dhe ekipi i mjekëve vullnetarë.

Nuk ka dyshim për punën e madhe e të mirë që kanë bërë infermierët e mjekët tanë kundër virusit Corona. Kur sot flasim më të relaksuar për virusin duhet të kuptojmë që kjo është e mundur edhe e sidomos falë këtij reparti. Momentalisht janë 11 të shtruar në këtë Klinikë ku dy prej tyre janë në gjendje më kritike, kurse 3 të tjerë priten të lirohen.

Numrin e stafit mjekësor në përgjithësi e kemi shumë herë më të vogël se vendet e tjera, por jemi prej vendeve që po e përballon më së miri këtë pandemi, kjo thuhet edhe nga analizat e matjet e shumë ekspertëve botëror.

EkoHigjiena

Ftojmë qytetarët që të respektojnë masat e ministrisë dhe t’i dëgjojnë këshillat e ekspertëve shëndetësor. Jemi shumë afër fitores kundër këtij virusi, mos të humbasim në fund, nga relaksimi e pakujdesia.

Prandaj: qëndroni në shtëpi, qëndroni në distancë e qëndroni të pastër.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.