Kryesia e Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan, sot mbajti takim e saj të radhës duke diskutuar rreth zhvillimeve te fundit në vend, përkatësisht rreth përgatitjes për zgjedhjet nacionale ne vend.
Kryetari i Degës, Rexhep Kadriu, mori mbështetjen nga kryesia për themelimin e shtabit zgjedhor dhe udhëheqjen e shtabit zgjedhor ku unanimisht u votua nga anëtarët e kryesisë.
Kadriu, u shpreh se Dega e AAK-së në Gjilan, është më e mobilizuar se të gjitha partitë në Gjilan dhe ka ardhur një frymë e re e cila është në favor të AAK-së.
“Qytetarët e Kosovës tani janë vetëdijesuar dhe në këto zgjedhje do t’i besojnë planit dhe punës së Kryetarit Ramush Haradinaj. Në këto zgjedhje AAK, hyn me një platformë për qytetarët e Kosovës që ofron zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të mirë”, ka thënë Kadriu.