Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur në takim Omar Sidique, udhëheqës i UN Habitat Kosovo, si dhe deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli.
Ata kanë diskutuar sa i përket mundësive të bashkëpunimit për planin e mobilitetit me theks në politikat e gjelbërta, planifikimit hapësinor gjithëpërfshirës, dhe bashkëpunimeve ndërkomunale përmes financimit të infrastrukturës së qëndrueshme.
“Është shumë e rëndësishme për ne, rritja dhe thellimi i bashkëpunimit me organizata të tilla, si dhe me nivelin qendror”-tha Rahimaj. /2LONLINE/