Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur në punëtorin një-ditore lidhur me të drejtën në informim, arsimim, shëndetësi, punësim në institucionet publike të komunitetit Rom.
Qëllimi i organizimit të punëtorisë është forcimi i lidhjeve institucionale midis , pjesëtarëve të komuniteteve, me strukturat përkatëse komunale ,Organizatave të Shoqërisë Civile , në mbështetjen institucionale për komunitet.
Në fillim të punëtorisë Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja,njoftoi pjesëmarrësit për qëllimin dhe aktivitetet e mbajtura deri më tani si dhe objektivat e projektit duke kërkuar nga institucionet komunale mbështetje nga institucionet lokale në trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve me theks të veçantë të komunitetit Rom.
Ndërsa Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, ka thënë se dua të ju njoftoj se në të gjitha takimet e mija të deritanishme të gjithë i kam informuar për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të komuniteteve qe mbizotëron në Komunën tonë, Kamenica është shembull për të gjithë,prandaj ju ftoj të jeni pjesë e institucioneve Komunale qe se bashku të rrugëtojmë drejt realizimit të të gjitha kërkesave të komunitetit Rom . Komuna e Kamenicës për herë të par këtë vit ka paraparë një kod te veçante për Rinin prandaj po i drejtohem Rinis të komunitetit Rom të jene pjesë aktive në realizimin e aktiviteteve rinore ne Qendrën Rinore Fanar. Qendra rinore Fanar është një fillim i mirë i rrugës se juaj ku ju mundeni ti kryeni shumë trajnime dhe të pajiseni me diploma dhe certifikata ku do te ju ndihmojnë ne punësim e juaj.
Ne jemi duke përpiluar një planë të aktiviteteve ku ju mund te jeni pjese aktive te këtij plani, duke ju premtuar se nuk do te ju mungojë përkrahja financiare në realizimin e aktiviteteve rinis Rome.
Në vazhdim kryetari Rahimaj është shprehur se ne e kemi tejkalua nocionin e bashkëjetesës për ne është tani më rendësi që së bashku me ju të jemi pjesë e zhvillimit të proceseve në të cilat po kalojmë si shoqëri e gjithë kjo nuk varet prej meje, po nga ju që pres të jeni pjesë e institucioneve tona.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në kë punëtori kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit Rom dhe si rekomandime kryesore të dala janë: Rritja e numrit te punësuarve në sektorin publik dhe atë privat,caktimi i një zyrtari nga komuniteti Rom i cili do të merret me kërkesat e komunitetit, krijimi i një date baze brenda zyrës së komuniteteve, përfshirja në kurse për aftësime profesionale,etj.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj, Nënkryetarja për Komunitete Aleksandra Jovanovic,qytetarë të komunitetit Rom,zyrtarja për barazi gjinore,zyrtarja për të drejtat e njeriut,zyrtarja për këshilla juridike ,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”. /2LONLINE/