Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Pozheranin dhe Sllatinën e Poshtme, për të parë disa projekte infrastrukture që po realizohen.
Ai në Pozheran përcolli nga afër punimet në asfaltimin e rrugës “Isak Dragobuzhda”-Pozheran dhe platoja dhe rruga në stadiumin ndihmës të KF Vllaznia.
Ndërsa në Sllatinë të Poshtme asfaltimin e rrugës “Malit”.
Kryetari Haliti tha se qeverisja lokale në Viti, do të vazhdoj të realizoj edhe projekte të tjera nëpër fshatrat e Vitisë jo vetëm në fushën e infrastrukturës rrugore por edhe në fushat e tjera dhe atë në interes të gjithë qytetarëve vitias. /2LONLINE/