Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit në Viti, kanë vizituar sot disa objekte shkollore brenda territorit të kësaj komune, për të parë nga afër punimet qe janë bërë apo po bëhen në rivitalizimin e objekteve shkollore.
Kryetari Haliti tha se pret nga pune kryesit që punimet të përfundojnë sipas planit dinamik por edhe në cilësinë e duhur me qëllimin më të mirë që objektet shkollore të jenë gati për të filluar procesin mësimor.
Haliti shtoi se komuna e Vitisë, konkretisht qeverisja e tij ka qenë dhe është e angazhuar që nxënëseve dhe personelit arsimor të ju ofroj kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Ai tha se pos rivitalizimit në disa shkolla është bërë edhe furnizimi i tyre me mjete të konkretizimit, pajisjen me teknologji informative si dhe të kabineteve të ndryshme.
Përndryshe ata së bashku vizituan shkollat e ndryshme të kësaj komune si shkollën e fshatit Smirë e Buzovik. /2LONLINE/