Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar pasdite kompaninë “Mediteran Shooping Center” në magjistralen Viti-Kllokot, me që rast edhe ka uruar udhëheqësit e kësaj kompanie për investimet që kanë bërë në zgjerimin e veprimtarisë.
Ai me këtë rast ka vizituar edhe pjesën e depos së ftoftë ku do të ruhen produktet e qumështit dhe mishërave.
Ndryshe, Mediteran Group u formua në viti 1992, me një market në qendër të qytetit , për të vazhduar më pas në vitin 2010 me ndërtimin e qendrës tregtare në periferi të Vitisë.