Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot komisionin komunal për grumbullim të ndihmave humanitare në Viti, ku u njoh me aktivitetet e këtij komisioni, në grumbullim e të mirave materiale, dedikuar familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Po ashtu, bashkë me komisionin për mbikqyrjen e familjeve të vendosura në komunën e Vitisë, ka vizituar një familje tw vendosur në Viti. Me këtë rast, kryetari Haliti ka theksuar se Institucionet komunale të Vitisë, janë të mobilizuara që të ndihmojnë dhe mbikqyrin familjet që kërkojn strehim në këtë komunë. Aktualisht në komunën e Vitisë, deri më sot, janë të vendosura 8 familje, me 39 anëtar.