Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar edhe një fabrikë tjetër mjaft të rëndësishme në komunën e Vitisë, konkretisht bëhet fjalë për fabrikën për prodhimin e bukës dhe pjekurinave “Sheki” në Pozheran.
Gjatë kësaj vizitë, ai është njohur me punën që bënë kjo fabrikë.
Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë dhe qeverisja e tij, mbetën të përkushtuar të krijojnë një mjedis sa më të përshtatshme për të bërë biznes, ku për punën e bërë në këtë drejtim kishin marrë vlerësime shumë pozitive nga institucionet kredibile dhe shumë të besueshme që veprojnë në Kosovë. /2LONLINE/