Policia e Kosovës, sot shënoi 21 vjetorin e themelimit të saj. Me rastin e këtij pervjetori, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar komandën e stacionit policor në Viti e në nivel rajonal e qendror, si edhe gjithë pjestarët e këtij institucioni.
“Policia e Kosovës gjatë periudhës 21 vjeçare, ka arrit të bëhet një shërbim policor modern dhe i kompletuar në të gjitha segmentet. Që nga krijimi i saj, Policia e Kosovës e ka arritur një shkallë të lartë të zhvillimit e të konsolidimit në drejtim të marrjes së përgjegjësive” , ka thënë kryetari Haliti.
Ai më tej ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e vazhdueshëm të pjestarëve të policisë, në ruajtjen e rendit e ligjit, por edhe duke i shërbyer qytetarëve të saj.