/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës Shaban Kajtazin, sekretarin Faik Berisha dhe udhëheqësit e organizatës komunale të pensionistëve dhe invalidëve të punës në Viti me kryetar Xhemajl Rrustemi.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për mbështetje dhe mirëmbajtje të objektit të pensionistëve në Viti.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka njoftuar mysafirët për angazhimin e tij në përmirësimin e kushteve në objektin e organizatës së pensionistëve, ndërkohë që ka theksuar se do të jenë edhe më tej të përkushtuar për një mirëqenie të kësaj kategorie. /2L ONLINE/