Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka takuar sot studentët vitias.
Me këtë rast ai ka folur për përkushtimin e komunës që t’i mbështes ata në rrugëtimin e tyre akadamik dhe profesional.
Haliti tha se duke ditur rëndësinë e mbështetjes së tyre ai kishte marrë vendim që numri i përfituesve të bursave studentore të rritet dhe të jenë përfitues të gjithë studentët që plotësojnë kriteret sipas rregullores komunale.
Ai tha se po shikojnë mundësitë buxhetore që numri i bursisteve të jetë edhe më i madh në vitet tjera.
I pari i komunës gjatë ketij takimi ju uroj studentëve suksese duke potencuar se ata janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi.
Përndryshe në këtë takim kryetari Haliti, zv. kryetari Hasan Aliu dhe drejtoresha e Arsimit Arta Ajeti, kanë bërë ndarjen e vendimeve per studentët vitias që janë përfitues të bursave studentore 2022/23. /2LONLINE/