Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në vizitën e tij në Republikën e Çekisë është duke marrë pjesë në forumin ekonomik të vendeve të Ballkanit perëndimor për Smart Cities ( qytetet e mençura).
Në këtë takim ai u takua edhe me zv/ministrin e Tregtisë dhe industrisë të këtij vendi si dhe me kryesuesin e kësaj ngjare.
Me këtë rast kryetari Haliti, tha se ai dhe qeverisja komunale në Viti, janë të angazhuar që të bëjnë zgjidhje për problemet jetike të qytetarëve të kësaj komune, duke shtuar se do të shikoj të gjitha mundësitë që provojat e fituara gjatë kësaj vizite të aplikojë në komunën e Vitisë në interes të qytetarëve të saj. /2LONLINE/