Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot një takim përfaqësues nga DORSCH/CDI dhe K.R.U “Hidromorava” Gjilan. Gjatë këtij takimi në veçanti është folur rreth memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Programit RWSSP – Faza e VI.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe një herë bëri me dije nevojën e kësaj komune që sa më parë të përfundojnë projektet në fushën e sigurimit të ujit të pijshëm në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune, duke potencuar se pas përfundimit ato duhet të merren nën menaxhimin të kompanisë regjionale të ujërave “Hidromorava”.
Gjithashtu është biseduar rreth sigurimit të ujit të pijshëm për fshatrat: Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Jerlive, Sadovinë e Çerkezëve dhe Trestenik. Por edhe mbi rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në shtatë fshatra të kësaj komune.
Gjithashtu në takim përpos që është biseduar për fazat 4,5 dhe 6 pjesëmarrësit në takim bëjnë me dije se është biseduar edhe për gypin e ujësjellësit të Letnicës si dhe për rrjetet e ujësjellësit për fshatrat: Smirë, Vërban, Stubëll, Letnicë dhe Debelldeh.