Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatrat Ballancë dhe Zhiti për të parë nga afër disa projekte që janë duke u realizuar.
Me këtë rast ai vizitoi punimet në trotuarin përgjatë rrugës Ballancë-Zhiti si dhe punimet që janë duke u zhvilluar në vendosjen dhe rregullimin e tribunave dhe rrethojave të shkollës së Zhitisë.
Këto punime janë mirëpritur nga banorët e këtyre lokaliteteve. /2LONLINE/