Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e mërgatës vitiase, Shaip Dedën udhëheqës i shoqatës “Iliria”, Xhavit Islamin kryetar i Shoqatës “Vitia” në Gjenevë dhe mërgimtarin Agim Fejza.
Me këtë rast, kryetari Haliti ka shprehur falenderime në emër të Institucioneve dhe qytetarëve të kësaj komune, për ndihmat që i kanë dhënë e po i japin Vitisë mërgimtarët si gjatë kohës së pandemisë, por edhe më herët.
Madje, ai premtoi se do të organizojë edhe një pritje për mërgimtarët në ditët në vazhdim, për ti shpreh falenderime për gjithë kontributin e dhënë deri më tani. /2LONLINE.com/