Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Niall Condon, këshilltar të Projektit APR/Helvetas dhe Basri Pulaj, zëvendës menaxheri i projektit APR-së.
Gjatë këtij takimi është biseduar rreth aktiviteteve dhe intervenimeve të realizuar, dhe rezultatet e arritur së bashku për gjatë periudhës 2016-2018.
Por edhe mbi të arriturat dhe ndryshimet e realizuar si rezultat i punës së përbashkët do të paraqiten në një dokument që do të shërbej për shkëmbim të punëve të realizuar në Viti.
Kryetari Haliti, shprehu brengën që projekti APR do të mbyllet në fund të këtij viti, duke theksuar se ndihma për komunën dhe partnerët e saj si Qendrën Rinore, Këshillin e Veprimit Rinor Lokal, Grupin Lokal të Veprimit dhe Zyrën për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve është ende e nevojshme në veçanti në ngritjen e kapaciteteve për to.
“Dua të falënderoj për projektet të përbashkëta të cilët i kemi realizuar në Komunën e Vitisë. Këto projekte kanë ndikuar pozitivisht në shumë sektor. Jam i njoftuar se ky projekt pritet të përfundoj punën e vetë në fund të këtij viti, por ne kemi ende nevojë për projektin APR në ngritjen e kapaciteteve”, u shpreh kryetari Haliti.