DYLON

Kryetari i Kamenicës takohet me përfaqësues të organizatës World Learning

Kryetari i Kamenicës takohet me përfaqësues të organizatës World Learning
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe Zyrtari për Rini, Meriton Ramabaja kanë pritur sot në takim përfaqësueset e organizatës “World Learning”.

Kelly Gaberlavage Manz, Asfia Tareen, dhe Mimoza Miftari sqaruan për punën të cilën e kryen kjo organizatë.

“World Learning” është organizatë e cila fokusohet në zhvillimin ndërkombëtar, edukim dhe programet e shkëmbimit. Këto programe ndihmojnë që njerëzit të bashkëpunojnë me komunitetet e tyre, të forcojnë institucionet dhe të ndërtojnë raporte të mira me kulturat e tjera.

EkoHigjiena

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe anëtarë të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal nga Kamenica, të cilët folën rreth aktiviteteve të tyre në bashkëpunim me komunitetet e tjera.

Kryetari Kastrati i ka njoftuar përfaqësueset e “World Learning” me sfidat dhe problemet e të rinjëve dhe ka thënë se si qeverisje janë shumë të interesuar në përfshirjen e komuniteteve në aktivitete të përbashkëta.

Zyrtari për Rini Meriton Ramabaja bashkë me përfaqësuesit e KVRL-së, Doruntina Maliqi, Uvejs Sermaxhaj dhe Lejla Leci u shpalosën atyre aktivitetet, trajnimet dhe projektet që janë duke i bërë për të rinjtë e Kamenicës.

“World Learning” do të bashkëpunojë me partnerët lokal për të gjetur zgjidhje që me të vërtetë do të fuksiononin për çdo komunitet. Ky projekt do të mbështetet nga USAID-i dhe pritet të startoj në fillim të vitit 2019. Është një projekt që do të zgjasë në periudhë kohore prej pesë viteve dhe Komuna e Kamenicës mund të jetë njëra nga komunat e zgjedhura që do të implementohet ky projekt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.