Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Viti, në krye me kryetarin e ri Xhevgjet Ademi.
Me këtë rast kryetari Haliti i uroi atij marrjen e kësaj detyre, duke potencuar se ai dhe qeverisja e tij do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional.
I pari i Vitisë, tha se ndër vite ai kishte një bashkëpunim të mirë edhe me ish kryetarin e kësaj shoqate Qemajl Rexhepin duke shprehur edhe njëherë falënderimin për bashkëpunimin në mes tyre.
Kurse Xhevgjet Ademi, falënderoj kryetarin Haliti, ër urimin dhe potencoi se ata do të bashkëpunojnë në interes të familjeve të dëshmorëve dhe të qytetarëve vitias. Përndryshe, Ademi është nga fshati Lubishtë e Vitisë dhe vëlla i dëshmorit, Xhemajl Ademi. /2LONLINE/