Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Kryeshefi Ekzekutiv të kompanisë së ujërave “Hidromorava”, Muhamed Suliqin.
Temë bisede e këtij takimi ishte furnizimi me ujë të pijshëm i qytetarëve të komunës së Vitisë, menaxhimi dhe inkasimi.
Ndërkohë që u shqyrtua edhe mundësia e shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit në lokalitete tjera, ku paraqitet nevoja e ujit të pijes.
Për këtë, edhe do të mbahet një takim javën e ardhshme edhe me CDI-në, bëri të ditur kryetari Haliti.