Gjendja është nën kontroll por kërkohet respektim i masave për mbrojtje nga Covid-19

Gjendja është nën kontroll por kërkohet respektim i masave për mbrojtje nga Covid-19

Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ku është shqyrtuar gjendja aktuale në komunën e Vitisë brenda 24 orëve të fundit rreth situatës epidemiologjike.

Në këtë takim, kryetari i komunës Sokol Haliti, njoftoi se gjendja është nën kontroll sa i përket rasteve të infektuara, kurse mbrëmë janë evidentuar dy raste në Skifteraj, që janë raste kontakti.

Haliti poashtu theksoi nevojën urgjente të respektimin të masave mbrojtëse si dhe mbajtjes së distancës, ndërkaq bëri të ditur se është kërkuar nga Qeveria e Kosovës, angazhimi shtesë i inspektorëve sanitar për inspektim të gjendjes në terren.

Ndërkohë, në këtë takim u tha se do të vazhdohet me klorifikim dhe dezinfektim, sikur edhe me ndarjen e pakove ushqimore për familjet që janë në nevojë

KOMENTE