Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, u prit sot në një takim miqësor nga z. Michael Künzle, Presidenti i Qytetit Winterthur, Kantoni të Zyrihut.
Bëhet me dije se gjatë këtij takimi Kryetari Haliti e ka çmuar lartë kontributin e shtetit Helvetik për shtetin e Kosovës. Haliti shtoj se kjo komunë ju është përherë mirënjohës qytetarëve zviceran duke potencuar se në shenjë respekti për këtë shtet ata kanë edhe një shesh qe mbanë emrin e njërës ndër diplomatëve më të çmuar të saj.
“Në shenjë respekti dhe mirënjohje Komuna e Vitisë, ka emëruar në qendër të qytetit të saj një shesh me emrin e kryediplomates, Micheline Calmy-Rey ku edhe valëvitin flamujt e shtetit tonë, mik Zvicrës”, u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti.
E, Presidenti Künzle u shprehi gatshëm për bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe tha se me shumë se 2000 familje Kosovare jetojnë në Winterthur një pjesë e madhe prej tyre janë nga Komuna e Vitisë.
Kurse ai shtoi se ftesën e kryetarit Haliti për të vizituar Vitinë e mirëpret.
Presidenti Künzle u shprehi gatshëm për bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe tha se me shumë se 2000 familje Kosovare jetojnë në Winterthur një pjesë e madhe prej tyre janë nga Komuna e Vitisë. Kurse ai shtoj se ftesën e kryetarit Haliti për të vizituar Vitinë e mirëpret.
Përndryshe, vlerësohet se 10% e popullsisë së Kosovës apo rreth 200 mijë qytetarë jetojnë në Zvicër.