Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në vizitën e tij zyrtare në Zvicër është pritur sot në një takim miqësor nga udhëheqësit e Komunës Pully të Llozanës.
Bëhet me dije që gjatë këtij takimi kryetari Haliti i ka njoftuar ata mbi zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, në veçanti mbi mundësitë e mira për investime që ofron kjo komunë.
Kurse përfaqësuesit e komunës Pully ndër tjerash potencuan se do të shikojnë mundësinë që të ndihmojnë komunën e Vitisë, në fushën e Shërbimeve Publike dhe Planifikimit Urban, në veçanti në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal.
Në këtë takim përfaqësuesit e të dyja komunave ku ka marrë pjesë edhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural është biseduar edhe rrethe mundësisë së bashkëpunimit në fushën e Bujqësisë dhe Ambientit.
Përndryshe pritet që përfaqësuesit e komunës Pully të Llozanës të vizitojnë në të ardhmen komunën e Vitisë. Kryetari Haliti dhe Drejtori Ademi po qëndrojnë në shtetin Helvetik me ftesën e Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë.