Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me autoritet e KFOR-it me që rast ka njoftuar ata me angazhimet komunale të Komitetit për Emergjencë dhe Shpëtim dhe menaxhimin e situatës, në parandalimin e përhapjes së Corona virusit.
Gjithashtu, Haliti i njoftoi edhe për ndihmat që janë shpërndarë dhe të tjerat që janë në përgatitje e sipër për tu shpërndarë, për familjet në nevojë.