(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marrë pjesë dje në solemnitetin e organizuar në qytetin e Bajram Currit në Tropojë, me rastin e festës së përvitshme tradicionale të Gështenjës.
Të pranishëm në këtë aktivitet tradicional ishin edhe kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani , kryetar të Bashkive, deputetë të zonës, autoritete të tjera dhe përfaqësues të pushtetit vendor si dhe qindra qytetarë të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës, ku u pritën nga Kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, Agron Demushi, nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës Ibsen Elezi, Prefekti i Kukësit Safet Gjici.
Me këtë rast të pranishmit vizituan Panairin me prodhime tradicionale të ekspozuara posaçërisht në kuadër të Festës së Gështenjës. /2L ONLINE/