Sot në Viti është mbajtur ora e madhe letrare qe i dedikohet publicistit dhe kritikut letrar tani me të ndjerë, Ramadan Musliu. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka çmuar larë figurën dhe krijimtarinë letrare të Musliut.
“ Krijimtaria letrare e Ramadan Musliut, ka arrit që të jetë prezente në vitrinat e shumë titujve jo vetëm në viset ku jetojnë shqiptarët, por edhe në shumë vende të botës dhe të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, që na bënë krenar jo vetëm neve si bashkëqytetarë të tij, por edhe si një komb të tërë” tha kryetari Haliti.
Ai tha se edhe pas kalimit në botën tjetër të Ramadan Musliut, ai do të vazhdoj të jetë i pranishëm përmes veprimtarisë së tij krijuese e artistike. Ai foli edhe për nderimin qe i kanë bërë institucionet komunale të Vitisë, Ramadan Musliut i cili ishte edhe nga kjo komunë.
“ Ne si Institucione komunale, në prill të vitit të kaluar kemi marrë iniciativën dhe më pas edhe vendimin nga Kuvendi Komunal, për të emërtuar Bibliotekën Publike të Qytetit të Vitisë me emrin e Ramadan Musliut. Emri i kolosit të fjalës së shkruar në këtë Institucion, do të shërbej në të ardhmen edhe si frymëzim për gjeneratat e reja, për të gjetur rrugën e dijes në vitrinat e librave të shumtë që i posedon Biblioteka e Qytetit” u shpreh i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Ndërkaq ai përgëzoj edhe organizatorët e kësaj Ore Letrare duke ju uruar suksese gjithë pjesëmarrësve. /2LONLINE/