Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe bashkëpunëtorë të tjerë në prag të Vitit të Ri 2024, ka ndarë dhurata për fëmijët e çerdhes publike “Gëzimi Ynë” në Viti dhe paralelja e ndarë në Çifllakë.
Gjithashtu dhurata janë ndarë edhe në dy shkollat në qytetin e Vitisë, konkretisht për nxënësit me nevoja të veçanta.
Me këtë rast përfaqësuesit komunal pos dhuratave ju kanë uruar fëmijëve, nxënësve dhe personelit edukativo-arsimor Vitin e Ri 2024.
Ndërkaq edhe fëmijët e çerdhes në Viti patën një dhuratë për të parin e Vitisë. /2LONLINE/