Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e projektit “Up to Youth”, konfirmon përkrahjen e fuqishme të institucioneve komunale për projektet rinore.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në takim përfaqësuesen e projektit “Up to Youth” në kuadër të USAID-it amerikan, Antigona Dajakaj Fejza si dhe dhe Lorik Sahiti nga ky projekt por për Viti.
Me këtë rast është folur për bashkëpunimin e deritanishëm të komunës së Vitisë me këtë projekt por edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar.
Gjatë këtij takimi u fol edhe për punën e këtij programi për të përmirësuar mundësitë e angazhimit e të rinjve në komunën e Vitisë.
Kryetari Haliti përgëzoi të rinjtë për punën e tyre të deritanishëm në Viti, duke iu thënë se ata do ta kenë edhe në vazhdim të punës së tyre përkrahjen e institucioneve lokale të Vitisë.
Ai falënderoi USAID-in dhe popullin amerikan që në vazhdimësi ka përkrahur me projekte të ndryshëm komunën e Vitisë, në veçanti edhe këtë projekt që synon të ju ndihmoj të rinjve të kësaj komune.
Përndryshe projekti “Up to Youth”, ka për qëllim mobilizimin e të rinjve në mënyrë që të kenë ndikim pozitiv në komunitetet e tyre. /2LONLINE/