Kryetari i Komunës Vitisë, Sokol Haliti ka qëndruar sot në vizitë në Komunën e Gostivarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast ai është pritur aty nga homologu i tij, kryetari i Gositivarit, Arben Taravari.
Kryetari i Gostivarit ndër tjerash ka folur për rëndësinë e këtij takimi.
“Gjatë takimit, theksuam thellimi e bashkëpunimit në shumë fusha, sidomos në ato që janë deficitare në komunat tona dhe aplikimin e përbashkët në fondet e Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar”, u shpreh kryetari Taravari.
Ai tha se takimi ishte shumë miqësore duke potencuar se takime të tilla duhet të jenë më të shpeshta dhe të kemi nisma të përbashkëta që sipas tij përmes të cilave do të ndikohet në tërheqjen e investitorëve qoftë vendor apo rajonal dhe për përgatitjen e planeve zhvillimore të përbashkëta në të ardhmen me qëllim zhvillimin e komunave tona.
Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjithashtu shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të dyja komunave në interes të qytetarëve Vitias dhe të Gostivarit.
Ai e njoftoi homologun e tij lidhur me zhvillimet e gjithmbarshme të komunës së Vitisë, potencialet dhe sfidat me të cilën përballët kjo komunë si dhe nevojat për investime.
Përndryshe gjatë kësaj vizite një ditore kryetari Haliti ka vizituar edhe qendrën rinore në këtë komunë “ I Can”, Qendrën për autizëm “Blue Puzzle” dhe Shkollën e Mesme Teknike. /2LONLINE/