Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar vendet ku po kryhen punimet në asfaltimin e rrugës “Xheladini” në fshatin Sadovinë të Çerkezëve.
Kjo rrugë lidhë mes veti fshatrat Sadovinë e Çerkezve dhe Tërstenik. Gjithashtu Kryetari Haliti ka parë nga afër punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës Sllatinë-Dardani.
Gjatë këtyre vizitave, Haliti është interesuar me ecurinë e realizimit të këtyre projekteve infrastrukturore ku edhe është takuar me qytetarë të cilët kanë theksuar se realizimi i këtyre projekteve është në interes të veçantë për banorët.
Me këtë rast, Haliti potencoi se qeveria komunale në Viti në bashkëpunim me partnerët e saj mbetet e interesuar të investoj në çdo cep të kësaj komune.