Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Sadovinë e Jerlive, ku për së afërmi ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Selman Selmani” dhe “Blerim Selmani”.
Me këtë rast ai është pritur edhe nga banorët e këtij fshati të cilët e falënderuan atë për këto projekte infrastrukturore.
Haliti ndër tjerash ka folur edhe për realizimin e projekteve.
“Jemi në një fazë dinamike të realizimit të projekteve në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë. Në këtë vit po vazhdojmë të punojmë në asfaltimin e rrugëve brenda lokaliteteve me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm”, u shpreh Haliti.
Kurse përfaqësues të kompanisë së kontraktuar për asfaltimin e rrugëve në Viti bëjnë me dije se po ashtu janë në përfundim e sipër në fshatin Sadovinë të Çerkezëve rrugët e lagjeve: Bilali, Ajeti dhe Muhaxherëve.