Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatrat, Sadovinë, Goshicë dhe Smirë, për të parë nga afër disa punime që po zhvillohen në rregullimin e infrastrukturës rrugore.
Konkretisht në fshatin Sadovinë të Jerlive ai ka inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit.
Kurse gjithashtu ai ka inspektuar punimet që po bëhen edhe në rrugën që lidh mes veti fshatrat Goshicë-Smirë.
Në këto lokalitete ai është takuar edhe me banorët të cilët e kanë falënderuar atë për punon që po bënë në fushën e infrastrukturës rrugore.