Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar disa punë që janë zhvilluar në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.
Ai ka inspektuar punimet në asfaltimin e fushës sportive në fshatin Sllatinë e Epërme, punimet që po bëhen në ambulanten e këtij fshati, por edhe punimet që në rregullimin e shkollës tek lagjja e Gjinollëve në këtë lokalitet.
Haliti ka inspektuar nga afër edhe punimet në ndërtimin trotuarit në Pozheran dhe më pas ka vizituar edhe punimet në rregullimin e ndriçimit publik prej fshatit Gërmovë deri në Sadovinë të Jerlive.
Në fshatin Sadovinë të Jerlive ai ka parë nga afër edhe punimet e bëra në ndërtimin e stadiumit „Gursel e Bajram Sylejmani“.