Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot seancën e tretë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar 10 pika të rendit të ditës, por me theks të veçantë është biseduar rreth Informatës së punës së Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti për vitin 2017.
Kryetari Haliti duke prezantuar informatën e punës së tij para këshilltarëve të komunal ka bërë edhe një ndarje të punëve të kryer në 10 drejtoritë komunale. Ai po ashtu ka folur edhe për prioritetet e qeverisjes komunale si: rritja e efikasitetit në Administratë, zhvillimi i bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe sportit. Por edhe mbi prioritetet e vendosura në rregullimin e infrastrukturës lokale, ofrimin e shërbimeve publike, zhvillimin ekonomik, përkujdesjen për shtresat e varfëra dhe grupet e margjinalizuara etj.
Haliti gjatë kësaj informate ka theksuar edhe përkushtimin dhe punën e Institucioneve komunale me shoqërinë civile, donatorët dhe investitorët si dhe mbi punën e tyre për mbrojtjen e ambientit dhe rritjes së cilësisë së jetës për qytetarët vitias.
Kurse Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal në Viti në fillim të seancës i njoftoj këshilltarët mbi ligjshmërinë e aprovuar nga Departamenti Ligjor i MAPL-së mbi disa vendime të nxjerra në seancës e fundit të Kuvendit.
Kurse disa nga këshilltarët komunal, kryesisht nga partitë opozitare kanë paraqitur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre mbi punën e kryetarit për vitin e shkuar. Kurse gjatë kësaj seance që ka zgjatur për disa orë me shumicë votash janë aprovuar:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Vitisë.
2. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim-plotësimit të rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba me Nr. 01-110/05-58 e datës: 02.02.2018.
3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2017 në vitin 2018.
4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për planin e veprimit për transparencës në Komunën e Vitisë për vitin 2018.
5. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për formimin e komitetit për Barazi Gjinore.
6. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e asamblistëve të cilët do ta përfaqësojnë komunën e Vitisë në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
7. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit nr.01- 410/03-52, të datës 01.02.2018, të Komitetit për Politik dhe Financa.
8. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit nr.01- 410/03-57, të datës 02.02.2018, të Komitetit për Komunitete.
9. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Plani Zhvillimor Komunal