Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane për Zbatimin e Ligjit z. Elton Shametaj, vizitoi IPK-në ku u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv Kushtrim Hodaj.
Kryeshefi Hodaj dhe Kryetari Shametaj diskutuan për aspekte të sigurisë dhe mundësive të thellimit të raporteve ndërinstitucionale mes IPK-së dhe Agjencive të Zbatimit të Ligjit në SHBA, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe përfitimeve përmes trajnimeve në ngritjen profesionale për zyrtar të IPK-së.
Shoqata Shqiptaro- Amerikane e Zbatueseve të Ligjit në SHBA përbëhet nga zyrtar me prejardhje shqiptare të cilët punojnë në nivele të ndryshme në Institucionet e Zbatimit të Ligjit në SHBA. /2LONLINE/