Tomisllavi Nikolliq, kryetar i Republikës së Serbisë ka qëndruar të hënën në Bujanoc dhe Preshevë, me çrast ka vizituar bazën ushtarake “Jug” në Bujanoc dhe në “Livadhin e Shehut” në Preshevë.
Në këtë bazë ushtarake, Nikolliq, i paraqitur me veshje ushtarake, është njoftuar për situatën aktuale të sigurisë, kushtet dhe mënyrën me të cilën pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë jetojnë dhe punojnë, ndërsa në “Livadhin e Shehut” do të përcjellë nga afër ushtrimet e forcave intervenuese orientuese si dhe angazhimin e tyre.
Komandanti i Brigadës së Katërt të këmbësorisë, Gjeneral brigade Zoran Ljubura, i ka thënë gazetarëve se situata aktuale në Zonën Tokësore të Sigurisë është stabile dhe se Ushtria e Serbisë pandërprerë përcjellë situatën e sigurisë në rrethinë.
Ushtria e Serbisë, siç ka nënvizuar, ka forcë të mjaftueshme dhe është e gatshme të reagojë në të gjitha kërcënimet dhe rrezikimin e sigurisë, raporton agjencia e lajmeve Tanjug, transmeton Titulli.com.
Gjatë qëndrimit në rrethin e Pçinjës, kryetari Nikolliq do të vizitojë edhe manastirin Prohor Pçinjski, ndërsa në fund të vizitës në këtë rajon, në Vranjë do të bisedojë edhe me kryetarin e rrethit, kryetarët e komunave të këtij rrethi, deputetët nga ky rajon dhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=13478