Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qëndrore, ka takuar strukturat e partisë në Gjilan, Kamenicë dhe Viti.
Situata politike dhe sfidat e tjera nëpër të cilat po kalon vendi, përfshirë atë me pandeminë, ishin temë e diskutimit në këto takime.
Duke i dhënë të gjithë mbështetjen e tij këtyre tri degëve, kryetari Veseli ka kërkuar nga to mobilizim edhe më të madh, që në këto kohë sfiduese të jenë akoma më afër qytetarëve dhe problemeve të tyre.
Kryetarët e Degëve të PDK-së në Gjilan, Kamenicë dhe Viti, Qemajl Mustafa, Bajram Dërmaku dhe Bekim Azizi, kanë falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen dhe janë zotuar se puna në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej, njofton PDK.