Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti, ku është njoftuar për punën që është duke u bërë në këtë institucion.
Me këtë rast, ai ka përshëndetur punën dhe angazhimin e stafit mjekësor të kësaj Qendre, si dhe ka falenderuar ata për përkushtimin që të jenë të mobilizuar në ofrimin e shërbimit mjeksor, në këtë kohë nëpër të cilën po kalojmë.