Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim z.Niels Vestergaard Knudsen me bashkëpunëtorë.
Ata kanë diskutuar për objektivat e organizatës UNDP, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen me Komunën e Kamenicës.
Rahimaj ka thënë se turizimi, ambienti dhe digjitalizimi i shërbimeve janë disa nga temat e trajtuara bashkarisht me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka.
“Përmes bashkëpunimeve me donatorë të jashtëm, Komuna e Kamenicës mund të përmbush vizionin e saj për një komunë të zhvilluar”-tha Rahimaj. /2LONLINE/