(2LONLINE) – Qytetarët e komunës së Kamenicës si edhe të komunave të tjera po solidarizohen dhe po ndihmojnë vogëlushin Omer Mehmeti për të cilin po mblidhen fonde për shërim.
Komuna e Kamenicës ndihmon Omer Mehmetin në shumën 550 Euro. Kryetari Komunes Begzad Sinani bënë apel për ndihmë nga të githë qytetarët e Komunës sonë që të ndihmojnë në mundësitë e tyre dhe ti kthehet buzëqeshja këtij fëmiu.
Omer Mehmeti është i shtrirë në QKUK dhe po vuan nga sëmundja e tumorit në tru dhe për shërim në Gjermani i nevojiten 200 mijë euro. Kontribuesit mund të ndihmojnë atë duke deponuar mjete në llogarinë bankare 1507011001377046 në Raiffeisen Bank në emër të Bajram Memeti.