Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), mr. Vedat ef Sahiti i shoqëruar nga zv. kryeimami Fatmir Iljazi dhe Abedin Sadriu, kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, të cilët jan/ pritun nga kryetari, Naim Aliu.
Kryetari Aliu e njoftoi kryeimamin me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan dhe falënderoi atë për vizitën dhe njëherit i uroj detyrën e re në pozitën e kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar suksese në punë.
Kryeimami Sahiti e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje të vazhdueshme për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.
Gjatë kësaj vizite u prezentua edhe planprogrami për përgatitjen sa më të mirë për muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke shpresuar se masat e ndërrmarra nga IKSHP deri në ardhjen e Ramazanit do të lehtësohen. /2LONLINE.com/