Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, Naim Aliu vizitoi nxënësit e Medresesë “Alaudin” paralelja në Gjilan me rastin e fillimit të vitit shkollor 2019/20.
Aliu uroi për një vit të mbarë dhe të suksesshëm duke thënë se medresantët gjithnjë kanë arritur suksese të theksuara jo vetëm duke vazhduar studimet islame , por edhe në universitete dhe drejtime të ndryshme si në mjekësi, juridik, ekonomi, inxhinieri etj.
Ai gjithashtu uroi Prof. Nazim Murselin në postin e koordinatorit të Medresesë në Gjilan dhe me këtë rast në emër të KBI në Gjilan premtoi për secilën klasë kushte më të mira për mësim , si klima dhe aparaturë dhe teknologji të reja për mbarëvajtjen e mësimit.